Partia Demokratike ka caktuar Edmond Spahon drejtues politik në Korçë.
Spaho mban postin e nënkryetarit në PD dhe ka qenë më herët drejtues politik për qarkun e Elbasanit.
Ai ka qenë deputet i PD në 4 legjislatura radhazi që prej vitit 2005.
Deri më tani janë caktuar drejtuesit e Lezhës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Shkodrës dhe Vlorës.
Konkretisht:
Mark Marku, drejtues i Lezhës
Edi Paloka, drejtues i Durrësit
Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit
Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit
Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës
Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës