Ekipi i Bylisit testohet për Covid-19 pas infektimit të lojtarit, asnjë tjetër i infektuar

Nga Exit News
Ekipi i Bylisit testohet për Covid-19 pas infektimit të lojtarit, asnjë tjetër i infektuar

Lojtarët dhe stafi i ekipit të Bylysit, ku një ditë më parë u gjet një lojtar i infektuar me Covid-19, nuk janë prekur nga virusi.

Bashkë me ekipin e Bylisit, analiza ka bërë dhe stafi i hotelit ku ata qëndrojnë në Ballsh, por asnjë nuk ka rezultuar i infektuar.

Një ditë më parë, futbollisti Eridon Qardaku rezultoi i infektuar me covid-19. Dyshohet se ai e ka marrë virusin gjatë një vizite në Shkodër. Ai është izoluar dhe po pret rezultatet e analizave të tjera.

Ndërkohë ekipi i Bylisit po bëhet gati për ndeshjen e së mërkurës me Tiranën. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Superligës pas pezullimit 2-mujor për shkak të Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>