Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetit përfundoi karantinën dhe nisi, të enjten, hetimin në terren në Wuhan të Kinës, për të zbuluar më shumë për origjinën e Covid-19.
Ekspertët ishin të detyruar të qendronin 14 ditë në karantinë, por njoftuan se kanë pasur kontakte me epidemiologët kinezë gjatë gjithë kohës.
OBSH vendosi të dërgojë një mision faktmbledhës në Wuhan në korrik 2020, pas akuzave të shumë shteteve që fajësonin Kinën dhe mungesën e transparencës së saj, për përhapjen e pandemisë në botë.
Po ashtu janë ngritur dyshime se autoritetet kineze kanë manipuluar shifrat e të infektuarve me koronavirus, duke mos raportuar rastet asiptomatike.
Vendi i origjinës nga ku doli Covid-19 dyshohet se është tregu i kafshëve ekzotike në Wuhan. Rastet e para u raportuan në dhjetor 2019.
Në gjithë botën mbi 100 milionë persona janë infektuar me Covid-19.