
Sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany ka shpërndarë një njoftim të mjekut Sean Conley, që po trajton presidentin e SHBA-së pas diagnostikimit me koronavirus.
Ai njofton se gjendja e presidentit Trump është përmirësuar ndjeshëm dhe sapo ka marrë dozën e dytë të Remdesivir, pa ndërlikime.
Trump nuk ka shenja temperature dhe ka një nivel ngopjeje me oksigjen në masën 96% – 98%.