Përfaqësues të Konventës së Aarhusit, ekspertë ndërkombëtarë, do të hetojnë çështjen e ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit. Këtë lajm e bëri publik Presidenti Nishani gjatë një takimi me përfaqësues të AKIP dhe qytetarë, paraditen e sotme, për ligjin e importit të mbetjeve.
Konventa e Aarhusit “do të sjellë në Tiranë një grup ekspertësh fakt-mbledhës për çështjen e ndërtimit të këndit të lojërave pranë Liqenit Artificial,” deklaroi Zoti Nishani
Grupi i ekspertëve pritet të vizitojë Tiranën në javët në vazhdim dhe të hetojë Bashkinë e Tiranës lidhur me informimin e pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë vendim-marrjes për ndërtimin e parkut.
Presidenti Nishani kishte kërkuar që prej majit një hetim të pavarur ndërkombëtar në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruese e së cilës është dhe Shqipëria.
Konventa e Aarhusit i jep të drejtën qytetarëve të informohen dhe të jenë pjesë e vendim-marrjes për çështje që kanë ndikim në mjedis, si dhe detyron institucionet shtetërore të përmbushë këtë të drejtë.
Artikuj të lidhur: