‘Ekskluzivet’ e ERTV-së në spitale, Rama: Na është dashur t’i japim duke parë lajmet e rreme të publikuara

Nga EuroNews Albania
‘Ekskluzivet’ e ERTV-së në spitale, Rama: Na është dashur t’i japim duke parë lajmet e rreme të publikuara

Në një kohë kur shifrat me coronavirus në vend po rriten dita-ditës, në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama mohoi akuzat e ngritura nga opozita për kolaps në sistemin shëndetësor dhe për mjekim të të infektuar në autoambulanca.

“Është e pajustifikueshme me asgjë, që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshëm njerëzve se spitalet janë në kolaps, se nuk është e vërtetë”, tha Rama.

Edhe pse zgjodhi që të sulmojë kundërshtarët politik, shefi i qeverisë prej dy ditësh përmes kanalit të tij në “facebook”, ka servirur për mediat pamje ekskluzive nga spitali covid 1, por duke sjellë vetëm një realitet, atë të ERTV.

Euronews Albania zgjodhi që të mos i transmetojë pamjet e montuara me efekte e muzikë, por të pyesë kryeministrin se pse nuk ia le medias ketë mision për informimin e publikut. Shefi i qeverisë e argumentoi duke sjellë në vëmendje lajmet e rreme, të ashtuquajtura ‘fakenews’

“Ka ndodhur edhe më parë që të hyjnë mediat me autorizime të veçanta, nuk është diçka e pamundur. Na është dashur të japim këtë informacion duke parë se sa shumë lajme të rreme dhe sa shumë dezinformim ka”, tha Rama.

Gjatë konferencës me fokus tek shëndetësia, kryeministri Rama lajmëroi se do të ketë një paketë ndihme për familjet në nevojë, ndërsa deklaroi se po punohet për rimbursim të pacientëve që trajtohen në shtëpi, por nuk dha një datë fikse se kur të prekurit do mund të përfitojnë.

“Kemi gati edhe një paketë tjetër, një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>