Ekspertët francezë kërkojnë masa më strikte për parandalimin e COVID-19

Nga Exit News
Ekspertët francezë kërkojnë masa më strikte për parandalimin e COVID-19

Franca prej ati tre muajsh ndodhet në izolim gjatë natës. Por duket se kjo masë nuk ka dhënë efekte në numrin e të infektuarve duke ndezur kështu debate. Ekspertët e shëndetit në Francë janë shprehur se duhet masa më strikte pasi ato aktuale nuk po japin efekt.

Autoritetet franceze por rezistojnë për të mos kthyer një izolim të tjetër kombëtar, teksa po përballen dhe me frikën e varianteve të reja.

Epidemiologu në institutin kërkimor të INSERM Dominique Costagliola u shpreh të mërkurën se vendi ka nevojë për masa më strikte.

“Çdo javë ka 2500 vdekje të lidhura me Covidin. Është njësoj sikur çdo ditë të kishte një aksident fatal ajror, prandaj a mjaftojnë masat në fuqi? Do të thosha që jo”, tha ai.

Në janar qeveria franceze e zgjati shtetrrethimin nga ora 20 në 18.

Por sipas ekspertit kjo nuk është e mjaftueshme për të luftuar variantet e reja.

“Po dëshmojmë zëvendësim të varianteve të vjetra me ato të rejat, të cilat janë bërë dominante e transmetohen më lehtësisht. Kështu duhen masa me të forta për të arritur në të njëjtin nivel”, tha Costagliola.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>