Ekspertët gjermanë: Variantet e reja të COVID-19 janë më infektive

Nga Exit News
Ekspertët gjermanë: Variantet e reja të COVID-19 janë më infektive

Disa ekspertë gjermanë thanë se variantet e reja të COVID-19 kanë rezultuar se infektojnë më shumë.

Këto mutacione të koronavirusit po e bëjnë pandeminë “më të rrezikshme”, paralajmëroi zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Gjermani të premten.

“Virusi nuk është lodhur ende, përkundrazi, ai sapo mori një shtytje”, tha të premten Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Shfaqja e varianteve  të reja ka detyruar të gjithë botën të vendosë masa më të ashpra për të ndaluar përhapjen e tij.

Kur varianti i ri britanik u shfaq për herë të parë, shumë vende të BE ndaluan udhëtimet me Britaninë, përfshi edhe Shqipërinë.

Çfarë të dhënash të reja të variantit të ri të COVID-19 u zbuluan?

Wieler zbuloi se të dhënat e analizuara nga Britania, Hollanda dhe Danimarka tregojnë se variantet nuk janë vetëm më infektive, por që ato mund të çojnë në sëmundje më serioze.

Për variantin britanik, shkalla e riprodhimit u zbulua të ishte 0.5 më e lartë se lloji normal.

Shkalla e riprodhimit tregon mesataren e njerëzve që një person i infektuar vazhdon të infektojë.

 Shqipëria dhe varianti i ri

Deri më tani autoritet nuk kanë deklaruar se është shfaqur ndonjë nga variantet e reja të COVID-19 në Shqipëri.

Më 2 shkurt, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në vend nuk është identifikuar asnjë rast me variantet e reja të Covidit.

Ajo tha se Instituti i Shëndetit Publik dërgon vazhdimisht mostra jashtë për t’i testuar, por deri tani nuk kanë rezultuar pozitive për variantet e tjera.

Pak ditë më parë Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë në ISHP, Silva Bino sqaroi se kanë qenë të paktën dy persona në Elbasan, të dyshuar për infektimin me një mutacion të COVID-19.

Deri më tani, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut janë zbuluar të infektuar me variantin britanik të COVID-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>