Kosova raporton 3 raste me variantin britanik të koronavirusit

Nga Exit News
Kosova raporton 3 raste me variantin britanik të koronavirusit

Varianti i ri i koronavirusit është përhapur edhe në Kosovë, pasi autoritetet konfirmuan të premten 3 raste pozitive me llojin e shfaqur në shtator në Britani.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se tre rastet pozitive me variantin britanik të virusit u konfirmuan në një laborator në Gjermani.

Kosova ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar nga frika e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Autoritetet britanike kanë thënë se ai është më i transmetueshëm dhe ka shenja që sugjerojnë se është edhe më vdekjeprurës.

Kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar se vaksinat e tyre ndaj Covid-19 do të jenë efikase edhe kundër varianteve të reja të shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova raportoi 342 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>