Ekspertja kanadeze: bëni seks me maskë

Nga Exit News
Ekspertja kanadeze: bëni seks me maskë

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në gjatë pandemisë është bërë më e ndërlikuar për shkak të frikës ndaj infeksionit.

Kryemjekja e shëndetit publik të Kanadasë në një njoftim për shtyp, të mërkurën, mbi ruajtjen e shëndetit gjatë marrëdhënieve seksuale, thotë se duhet të kryeni seks me maskë dhe të mos puthni njerëz të rinj.

Marëdhëniet seksuale me persona të rinj janë të pasigurta, dhe puthja me to e rrit rrezikun e infektimit me Covid-19.

Gjithashtu seksi duhet të shmanget me personat të cilët janë të infektuar me Covid-19.

Zgjidhja më e mirë sipas saj është të kesh një marërdhënie të qendrueshme dhe të përdorësh maskë për të mbuluar gojën dhe hundën.

“Provat e fundit tregojnë se ka një rrezik të ulët të infektohesh me koronavirus nëse personi nuk ka siptoma, dhe nëse përdor maskë”, shkruhen në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik të Kanadasë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>