Fier, Ekspozitë me foto të Shqipërisë së viteve 1920 dhe 1930

Nga Exit News
Fier, Ekspozitë me foto të Shqipërisë së viteve 1920 dhe 1930

Një ekspozitë e fotografive të marra nga diplomatët italianë në Shqipëri midis viteve 1928 dhe 1931 po organizohet në “Vilson Kilica Galler” në Fier

Imazhet janë përzgjedhur nga arkivi fotografik personal i Pietro dhe Larissa Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik dhe janë kryesisht të pabotuara. Ekspozita paraqet një set prëj 80 fotografish është nga 780 imazhe në total

Vizitorëve do t’u jepet një mundësi unike për të marrë një pasqyrë të ngjarjeve, njerëzve, peizazheve dhe traditave të Shqipërisë në gjysmën e parë të Shekullit 20. Ato janë përshkruar si imazhe që paraqesin një vlerë të madhe historike dhe shoqërore për shkak të pranisë së figurave politike dhe personazheve që mbizotëruan në shoqërinë shqiptare në vitet 20 dhe 30.

Koleksioni u shfaq më parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Tiranë. Ju mund të shihni një turne virtual 3D këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>