Bujar Sejdini, i njohur me nofkën ‘Xhaxhai’ i grupit mafioz ‘Ndragheta’ është ekstraduar drejt Italisë, të hënën, 23 nëntor.
Bujar Sejdini u arrestua në korrik në Tiranë.
Ai kërkohej nga institucionet italiane se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjë për të blerë e rreth 20 kilogramëve kokainë.
Në tetor 2020, gjykata vendosi të lejojë ekstradimin e tij drejtë Italisë, i cili më pas u firmos dhe nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.