Ekzekutohet një 52 vjeçare në SHBA, hera e parë pas 70 vjetësh

Nga Exit News
Ekzekutohet një 52 vjeçare në SHBA, hera e parë pas 70 vjetësh

SHBA-të ekzekutuan një grua për herë të parë pas 70 vjetësh.  Lisa Montgomery, 52 vjeç, u ekzekutua përmes një injeksioni vdekjeprurës në shtetin e Indianas, të mërkurën.

Montgomery u shpall fajtore për vrasjen e një gruaje tjetër, e cila ishte shtatzanë në muajin e tetë.  Gjykata e dënoi atë me vdekje.

“Dëshira për gjak e një administrate të dështuar është shfaqur e plotë sonte. Të gjithë ata që morën pjesë në ekzekutimin e Lisa Montgomery duhet të ndiejnë turp”, u shpreh avokatja e Montgomery-t

E para femër e ekzekutuar në SHBA ishte në vitin 1953. Ekzekutimet federale në Shtetet e Bashkuara ishin ndaluar për 17 vjet. Vitin e kaluar, presidenti Donald Trump urdhëroi rifillimin e tyre.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit për Dënimin me Vdekje, qeveria amerikane ekzekutoi 10 persona vitin e kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>