
Një nga shkencëtarë kryesor për krijimin e bombave bërthamore në Iran, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran.
Lajmin e ka bërë të ditur ministria e mbrojtjes në Iran.
Fakhrizadeh ndërroi jetë në spital pas sulmit në Absard, në qytetin Damavand. Agjensitë iraniane të lajmeve pohuan se autorët synuan të sulmojnë fillimisht makinën e tij me bombë para se të qëllonin në të.
Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif, e ka quajtur sulmin ndaj tij “si një akt të terrorit shtetëror”.
Agjencitë perëndimore të inteligjencës e kanë konsideruar Fakhrizadeh si mendjen e programeve sekrete të armëve bërthamore në Iran.
Ai përshkruhej si “babai i bombës iraniane” nga diplomatë të ndryshëm perëndimor..