Revista online “Peizazhe të fjalës” nuk ka pranuar mbështetjen me fonde nga Ministria e Kulturës për financimin e një projekti, për të cilat revista kishte aplikuar më parë. Në një editorial të titulluar Ekzistojmë dhe Rezistojmë drejtuesit e revistës sqarojnë se refuzimi është denoncim për atë që po ndodh me kulturën në Shqipëri.
Përpara disa kohësh, përfaqësues të revistës “Peizazhe të fjalës” aplikuan në Ministrinë e Kulturës për financimin e projektit “Laboratori i diskursit kritik shqip”. Projekti synonte botimin në Peisazhe të Fjalës të një serie prej dhjetë esesh të gjata mbi kulturën.
Projekti është miratuar nga Ministria e cila ka ofruar fondin prej 4oo mijë lekë për pagesën e autorëve te eseve.
Por drejtuesit e revistës kanë vendosur ta refuzojnë fondin pduke u shprehur se nuk duan të përfitojnë fonde, të cilat kanë për qëllim promovimin e politikave të pushtetit dhe ngritjen e kulteve të caktuara politike kulturore.
Refuzimi është gjithashtu protestë për shpërndarjen klienteliste të fondeve të Ministrisë në mbështetje të artit dhe kulturës.
Ndër të tjera, editoriali i Peisazhe të Fjalës shprehet:
“Kjo kulturë nuk mund të jetë pronë e një partie politike ose e një grupi njerëzish; dhe aq më pak mund të jetë pronë e pushtetit ekzekutiv kritika edhe kulturore edhe politike nga ana e shoqërisë civile….”
“Këto fonde janë për të pompuar njerëz dhe grupe që i pëlqejnë dhe për synime të tjera mirëfilli klienteliste.”
“Sa më shumë që pushtohen këto institucione nga klientelizmi dhe interesat politike meskine, aq më peshë fiton hapësira tjetër, ajo alternative, ku kultura mund t’i rezistojë pushtetit dhe politikës jo vetëm duke e kundërshtuar, por edhe vetëm duke e shpërfillur.”
Gjithsesi, “Peizazhe të fjalën” bën të ditur se projekti “Laboratori i diskursit kritik shqip” do të vazhdojë.
Për më shumë lexoni artikullin e plotë.