Elbasan, 3 persona të rinj të infektuar, shkon në 15 totali

Nga Exit News
Elbasan, 3 persona të rinj të infektuar, shkon në 15 totali

3 persona të tjerë të infektuar me Covid-19 në Elbasan janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 15.

Sipas ABCNews, ata janë një çift bashkëshortësh dhe një 45-vjeçar që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të tre pacientët e rinj janë pjesë e kontakteve të të prekurve në restorantin që vazhdonte qëndronte i hapur, në shkelje të ligjit.

Sipas ISHP-së, të paktën 14 pacientë me koronavirus në Elbasan janë infektuar në këtë restorant. Pronari e ka mbajtur hapur restorantin deri të premten, 4 prill, në shkelje të urdhrit për mbyllje.

Të shtunën më 5 prill, ai ka pasur simptoma të rënda dhe është dërguar në spital, ku dhe është zbuluar se është i prekur me Covid-19.

Vetëm në ditët e fundit, lokali është vizituar nga të paktën 100 persona.

Në restorant janë infektuar:

  • pronari i restorantit dhe bashkëshortja e tij
  • një kasap, i cili infektoi bashkëshorten e tij,
  • një burrë 62 vjeç i cili infektoi dhe 2 djemtë e tij,
  • një burrë 50 vjeç që më pas infektoi bashkëshorten që punonte në bankë dhe dy vajzat.
  • dy studentët dhe 45-vjeçari.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>