Elbasan, arrestohet Besnik Çapja, i kërkuar nga interpoli italian

Elbasan, arrestohet Besnik Çapja, i kërkuar nga interpoli italian

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot Besnik Çapjan, një prej anëtarëve të familjes Çapja, të akuzuar për trafik droge.

Besnik Çapja, që përdorte dhe dy emra të tjerë, Besnik Bylyku dhe Klinton Prifti, ishte shpallur më 28 nëntor në kërkim nga Interpol Roma për trafik të lëndëve narkotike, e veçanërisht të tipit kokainë.

Në janar 2017, Besnik Çapja, 40 vjeç, është dënuar në mungesë në Torino të Italisë, me 6 vjet e katër muaj burg për veprën penale “pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Duke qenë se Besnik Çapja është arrestuar për interes të policisë italiane, pritet që së shpejti të bëhet esktradimi i tij në Itali.

Familja Çapja është një prej familjeve më famëkeqe në Elbasan. Prej vitesh disa anëtarë të familjes vëzhgohen nga policia, ndërsa shumë të tjerë janë vrarë në një histori shumëvjeçare hakmarrje me një tjetër familje në Elbasan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>