Një 34 vjeçar ka hyrë me makinë në oborrin e komisariatit të policisë Elbasan dhe më pas ka ecur me pistoletë në dorë.
“Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së”, njofton policia e Elbasanit.
Policia gjithashtu njofton se ka arritur të ndalojë personin dhe po kryen hetimet për ngjarjen.