
Një 45-vjeçar nga Elbasani ka qëlluar me armë drejt policisë së shtetit, pasditen e së enjtes.
Fillimisht ai ka qëlluar disa herë me armë në ajër dhe pasi banorët e zonës kanë njoftuar policinë, ai ka qëlluar drejt saj.
Dyshohet se 45-vjeçari vuan nga problem të shëndetit mendor.
Në zonë kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Renea, por ende nuk kanë mundur ta kapin 45-vjeçarin.
Lajm në përditësim…