
Në Elbasan sot do të festohej Dita e Verës, por për shkak të koronavirusit, festimet janë anuluar për herë të parë në qytet.
Sot rrugët dhe lagjet e qytetit ishin të zbrazura dhe dyqanet e lokalet të mbyllura.
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, në një mesazh urimi për qytetarët, theksoi se është më i rëndësishëm në këtë moment shëndeti i të gjithëve, veçanërisht atyre më moshuarve dhe me imunitet të dobët.
