Kandidati i pavarur Elton Debreshi zhvilloi të enjten një takim me ish ministrin grek Yanis Varoufakis.
Yanis Varoufakis aktualisht drejton partinë Mera25, e cila ka shprehur mbështetjen ndaj kandidimit të Debreshit.
Debreshi njoftoi përmes një postimi në Facebook se në takim folët për “përpjekjen tonë për të përfaqësuar zërin e minatorëve dhe të gjithë banorëve të Dibrës në Parlament”.
Në takim ishin dhe pjesëtarë të tjerë të partisë së Varoufakis. Debreshi tha se mori mbështetjen e tyre të plotë.
“Gjithashtu folëm edhe për problematikat me të cilat përballen punëtorët në vende të ndryshme të botës, sidomos emigrantët shqiptare që punojnë në Greqi dhe nevojës që kanë për organizim sindikal”, tha Debreshi në postimin e tij në lidhje me takimin.
Ai njoftoi se të premtne do të mbajnë një deklaratë të përbashkët.
“Me Rosemary-n, përfaqësuesen e Diem25 nga Britania e Madhe diskutuan mbi situatën e punëtoreve që punojnë nëpër galeritë e kromit dhe fabrikat e fasonerive gjatë periudhës së pandemisë”, tha Debreshi.
Yanis Varoufakis e ka mbështetur edhe më herët kandidaturën e Debreshit. Të enjten në një postim në Twitter ai shpërndau një artikull për zgjedhjet në Shqipëri ku shkroi:
“Zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë janë këtë të dielë. DiEM25 është në ballë të fushatës së solidaritetit me njerëzit që punojnë në Shqipëri”.