Kandidati i pavarur i Dibrës Elton Debreshi zhvilloi të mërkurën takime me banorët e Dibrës, të cilëve u dha lajmin e kandidimit të tij.
Ai zhvilloi një takim me banorët në Kishavec.
Përmes një statusi në Facebook, Debreshi njofton se me banorët foli për hallet e komunitetit të tyre.
“Kishaveci eshte fshat me toke pjellore dhe njerëz punëtore, i njohur për qershitë dhe mollët cilesore, por qe qeverite njera pas tjetres e kane detyruar bujkun ta flake prodhimin ne lume ose ta shese per qindarka”, tha Debreshi.
Ai u shpreh se Kishaveci si dhe një pjesë e madhe e Dibrës pritet të përmbytet nga hidrocentrali i Sakavicës, i cili do të shkatërrojë shume fshatra shekullore, si dhe rrezikon natyrën, klimën dhe shëndetin e popullatës.
“E përbashkëta e minatorit dhe bujkut është se te dy jetojmë me krahët tanë, i kemi duart me kallo dhe jo prej mëndafshi si ata qe kane 30 vjet qe na vjedhin”, u shpreh Debreshi.
Ai falënderoi Nazmi Drizin e shoqatës “Drini i zi”, për të cilën tha se është një aktivsit shembullor në mbrojtje të demokracisë dhe komunitetit të vet.
Debreshi tha se Drizi ishte gjobitur ashtu sikurse ai me 50 milionë leke pasi protestoi në mbrojtje të Kishavecit. “Bashke, dite me te mira do te vine”, përfundoi Debreshi fjalën e tij më banorët.
Përmes një statusi ai falënderoi për mbështetjen ndaj kandidimit të tij, Rashit Gashin, sindikalist i Kosovës.
Gashi ka pasur të njëjtin fat si Debreshi, pasi e kanë pushuar nga puna për shkak të sindikalizmit.
“”Sa me fat do të ishin punëtorët në Shqipëri, sikurse minatori e aktivisti sindikal, Elton Debreshi do të ishte pjesë e Parlamentit Shqiptar! Duke qenë edhe vetë sindikalist e nip minatori, e kam të lehtë të kuptoj virtytet e një personaliteti të tillë”, ka thënë ai për kandidimin e Debreshit.
Të mërkurën ai publikoi një artikull të gazetës franceze Ouest France, i cili krahason kandidimin e Elton Debreshit me presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva. Lula ka qenë punëtor fabrike dhe sindikalist.
Kandidimin e Debreshit e ka mbështetur edhe punëtori sindikalist i kompanisë Ford Philippe Poutou.
“Falenderoj per mbeshtetjen e shprehur per kandidimin tim Philipe Poutou-ne, prej vitesh punetor-sindikalist ne kompanine e prodhimit te makinave Ford, i cili ka marre pjese dy here si kandidat per President ne zgjedhjet vendore ne France te vtiti 2012 dhe 2017. Ne vitin 2020 u zgjodh anetar i keshillit bashkiak te Bordaux-se – nje nga qytetet me te rendesishme te Frances – ne nje liste elektorale te pavarur ku benin pjese sindikaliste, aktiviste dhe pjesetare te levizjes se jelekeverdheve”, tha Debreshi.