Elvis Rroshi ende në detyrë, letër kreut të KQZ-së

Elvis Rroshi ende në detyrë, letër kreut të KQZ-së

Elvis Rroshi vazhdon të mbajë detyrën e kreut të bashkisë Kavajës dhe pse u shkarkua nga kryeministri Rama. Rroshi i ka dërguar një letër kreut të KQZ-së, Denar Biba, ku e informon për ngritjen e KZAZ-së nr 42. Letra mban datën 20 shkurt 2017 me nr. portokolli 852 dhe është firmosur nga kryebashkiaku.

Më datë 29 dhjetor 2016 Këshilli i Ministrave ka shkarkuar kryebashkiakun me motivacionin për shkelje të rënda të ligjit. Siç dihet, Zotit Rroshi iu hoq mandati nga KQZ për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Edhe pas këtyre vendimeve, Rroshi mban detyrën e kryebashkiakut. Ai ka filluar fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit ku së fundmi u shfaq në krah të ministrit Ahmetaj në një takim elektoral.

Elvis Rroshi u arrestua me akuzën e falsifikimit e formularëve dhe të vulave. Në formularin e dekriminalizimit Rroshi nuk kishte pasqyryar dënimin në Itali për një përdhunim që kishte kryer në 1995.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>