Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se emigrantët do të mund të votojnë nga jashtë vendit duke nisur nga data 2 shkurt.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha në një konferencë shtypi, se të hënën “do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikacioneve të cilat janë pranuar deri më 21 janar”
Shtetasit e Kosovës, me të drejtë vote, që gjenden jashtë vendit, kanë mundur të aplikojnë për t’u regjistruar në zgjedhje nga 13 janari deri më 21 janar.
Ata që janë regjistruar do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga 2 shkurti.
“Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, shtoi Elezi.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.