Emigrantët sjellin rreth 1,1 miliardë $ çdo vit, 3 fish se investimet e huaja direkte të vitit 2017

Nga Exit News
Emigrantët sjellin rreth 1,1 miliardë $ çdo vit, 3 fish se investimet e huaja direkte të vitit 2017

Shqipërinë, këto 30 vjet, më shumë se cdo gjë tjetër e kanë mbajtur dërgesat e shqiptarëve në migrim.

Sipas të dhënave të analizuara në emisionin”Me pak fjalë”, në Euronews nga viti 1994 deri në vitin 2004 emigrantët kanë sjellë në vend rreth 5,8 miliardë USD.

Nga viti 1992 deri në vitin 2020: totali remitancave ka qënë rreth 30 250 miliardë dollarë mesatarisht për 28 vite, pra emigrantët kanë sjellë në vend rreth 1,08 miliardë dollarë çdo vit.

remitancat

Në vitin 2007, remitancat përbënin 12 % të të ardhurës kombëtare dhe ishin 3 herë më të larta së investimet neto të huaja direkte.

Në një studim të bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, vlerësohet se 23% e familjeve në vitet 2014-2018 kanë përfituar nga remitancat, ndërsa vlera vjetore mesatare e këtyre dërgesave arrin në 2 mijë euro në vit për një familje.

“Për shumicën e familjeve, këto të ardhura vlerësohen të përbëjnë burimin kryesor për përballimin e shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve”, thekson raporti i Bankës së Shqipërisë.

Njësoj, ata janë ende grupi i dytë më i rëndësishëm i turizmit në Shqipëri, pas shqiptarëve të Kosovës.

Jane qindra mijëra emigrantë që vizitojnë Shqipërinë për pushime verore apo dimërore duke shpenzuar dhjetëra miliona euro çdo vit.

Mos harrojmë që turizmi arrin deri në 10-12 për qind të prodhimit të vendit.

LEXO  Kërcënimi nga ISIS detyron SHBA të ndryshojë planet e evakuimit nga Kabuli

Këto shifra të rëndësishme ekonomike tregojnë se Shqipëria nuk mund të përparojë dhe zhvillohet pa kontributin e diasporës.

Mundësimi i votës ndaj diasporës është domosdoshmëri për një komb dhe Shqipëri të fortë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>