Emiratet Arabe lënë të lirë Florenc Çapen, i dyshuar si propositës i vrasjes së dyfishtë në Elbasan

Nga Exit News
Emiratet Arabe lënë të lirë Florenc Çapen, i dyshuar si propositës i vrasjes së dyfishtë në Elbasan

Florenc Çapja është lënë i lirë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, megjithëse ai është në kërkim nga SPAK ndërsa Gjykata e Posaçme ka nisur gjyqin ndaj tij dhe 5 personave të tjerë të akuzuar për dy vrasje në vitin 2012.

Florenc Çapja u ndalua në Dubai më 27 maj, një muaj pasi SPAK e shpalli atë në kërkim. Autoritetet vendase refuzuan kërkesën e tij për ta ekstraduar dhe tashmë e kanë lënë të lirë, sipas Euronews.

Avokati i tij është shprehur për Report Tv se Çapja ka bërë kërkesë për azil politik në Dubai dhe është shprehur për autoritetet se kërkesa e shtetit shqiptar për ta arrestuar është e paligjshme.

Florenc Çapja akuzohet se ka porositur vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirajt, babë e bir në Elbasan.

Për vrasjen e tyre, Gjykata e Posaçme ka nisur gjyqin ku të pandehur janë Ardian Çapja, Klajdi Dokoli, Etjen Cani, Olsi Leku, Florenc Çapja dhe Ervis Bardhi.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme vendosi të veçojë çështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Çapja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

Por në një e-mail drejtuar Gjykatës së Posaçme, Çapja kërkon që çështja e tij të mos veçohet nga xhaxhai i tij dhe anëtarët e tjerë të grupit të marrë të pandehur pasi ka marrë dijeni për procesin.

Pas marrjes së kësaj kërkesë gjykata vendosi të shtyjë seancën.

Florenc Çapja është akuzuar në të shkuarën për vrasjen e Fadil Memës por procesi u mbyll pasi ndaj tij gjykata vendosi që nuk ka prova. Në vitin 2012, ai u gjykua për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt por nuk u gjet fajtor.

Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>