Presidenti turk Erdogan ka deklaruar se do të bisedojë me kancelaren gjermane Merkel për të gjetur një zgjidhje ku fitojnë të gjitha palët, lidhur me konfliktin e fundit me Greqinë.
Gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij, Erdogan akuzoi Greqinë se nuk ka ‘vullnet për dialog’ ndërsa ai këmbëngul që kriza të zgjidhet me dialog dhe negociata.
“Ne gjithmonë kemi kërkuar një zgjidhje në tryezë për problemet me Greqinë. Ne nuk duam të shkelim të drejtat e të tjerëve, por nuk do të lejojmë që një vend tjetër të shkelë të drejtat tona”, u shpreh Erdogan.
Prej disa ditësh ka lindur një përplasje e re mes Greqisë dhe Turqisë, pasi kjo e fundit ka dërguar anije për kërkime dhe shpime për gaz e naftë në brigjet e ishullit grek Kastellorizo. Prania e anijeve turke në brigjet e ishullit, ka bërë që dhe Greqia të dërgojë anijet e veta për të vëzhguar punën e anijeve turke.