Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka deklaruar të hënën se do t’i kërkojë Presidentit të SHBA, Joe Biden më shumë përpjekje për të rritur numrin e vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës, raporton Reuters.
Erdogan tha se ai shpreson që gjatë takimeve në Asamblenë e Pëgjithshme të OKB-së të ngrihet çështja e njohjes ndërkombëtare e Kosovës dhe se do t’i propozonte homologut Biden një përpjekje të të përbashkët për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.
Këto komente Erdogan i bëri para se të nisej për një udhëtim në Qipron veriore.
Ai foli gjithashtu për situatën në Afganistan, ku kanë filluar përplasjet mes ushtrisë dhe talebanëve.
Erdogan tha se qasja e talabanëve nuk ishte mënyra se si myslimanët duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin.
Presidenti turk deklaroi se talebanët duhet “t’i japin fund pushtimit të tokës së vëllezërve të tyre”.
Javën e kaluar talebanët paralajmëruan Turqinë kundër planeve për të vendosur trupa ushtarake në Afganistan për të drejtuar aeroportin e Kabulit.
“Në deklaratën e bërë nga talebanët nuk ka asnjë frazë “Ne nuk e duam Turqinë “,” tha Erdogan kur u pyet në lidhje me këtë çështje.