Erdogan kthen Hagia Sofinë në xhami, organizon Lutjet e së Premtes

Nga Exit News
Erdogan kthen Hagia Sofinë në xhami, organizon Lutjet e së Premtes

Presidenti turk Erdogan ka ftuar dhjetra liderë të huaj të marrin pjesë në Lutjet e së Premtes në Hagia Sofia, muzeun që Erdogan vendosi ta kthejë në xhami.

Këto do të jenë Lutjet e para muslimane në Hagia Sofia, duke treguar qartë se Erdogan nuk është tërhequr nga vendimi i tij pavarësisht kritikave. Mozaikët dhe afresket e muzeut Hagia Sophia do të mbulohen nga perde gjatë lutjeve.

Rreth 1.000 deri në 1.500 njerëz pritet të marrin pjesë në Lutjet e së Premtes, të cilat do t’i recitojë Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Mes pjesëmarrësve do të jenë dhe vetë presidenti Erdogan, udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli, deputetë dhe anëtarë të partisë në pushtet AKP dhe ministrat turq. Ndërsa mes të ftuarve janë dhe presidentët e Azerbajxhanit dhe Katarit.

Lutjet do të zhvillohen në përputhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit. Të ftuarve do t’i jepen maska ​​për fytyrën, dezinfektues për duart dhe qilima personal për lutjen.

Vetëm 10 ditë më parë, presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami.

Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.

Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.

Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.

350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>