Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Azerbajxhanin më 9 dhe 10 dhjetor, njoftoi zyra e tij të enjten. Erdogan do të marrë pjesë në paradën ushtarake në Baku, të enjten e ardhshme, për fitoren e Karabakut, njoftoi media turke.
Vizita e planifikuar, është e para nga një president i huaj në Baku, që nga fillimi i armëpushimit. Ankaraja e ka mbështetur Azerbajxhanin në luftën kundër Armenisë, për
Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për të monitoruar armëpushimin nga një qendër e përbashkët paqeruajtëse. Muajin e kaluar, parlamenti turk votoi për vendosjen e një misioni, për të ngritur qendrën me Rusinë.
Zyrtarët turq kanë thënë se qendra do të krijohet në një zonë që do të përcaktohet nga Azerbajxhani. Moska ka theksuar vazhdimisht se Turqia nuk duhet të ketë trupa në terren.