Gazeta turke Hurriyet Daily News shkruan se Presidenti Erdogan i ka kërkuar Presidentit amerikan Trump ekstradimin nga SHBA-të të udhëheqësit të organizatës FETO, Fetullah Gylen, gjatë takimit të tyre me rastin e mbledhjes së Asamblesë së Kombeve të Bashkuar të mbajtur në New York.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në fjalën e tij të mbajtur në takimin me organizatën turke në New York paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrezikun e paraqitur nga organizata FETO e drejtuar nga Kleriku Fetulla Gylen, i cili strehohet në SHBA.
“Çdokush duhet të shoh dhe të kuptojë se nuk ka asnjë dallim ndërmjet Feto-së, ISIL (shtetit islamik të Irakut) deh PKK (Partisë së jashtëligjshme të Kurdistanit). Feto e vendos firmën e saj në shumë çështje mashtruese dhe të parregullta në SHBA përfshirë edhe dhimbjen e shkaktuar në Turqi”, tha Presidenti Erdogan gjatë darkës më fondacionin turk në New York, më 20 shtator.
Ai tha se aktiviteti i FETO-së ka filluar të dalë hapur.
“Miqtë tanë nga SHBA-të nuk e kuptojnë [aktivitetin e FETO-së] ose nuk duan ta kuptojnë. Ne e shohim atë. Vjedhjet në këto shkolla kanë filluar të shfaqen. Ato raportohen në media dhe diskutohen në publik. Unë besoj se miqtë tanë amerikanë do ta shohin fytyrën e vërtet të kësaj organizate në të ardhmen e afërt” — shtoi ai.
Erdogan tha gjithashtu se disa grupe mbështetëse përhapin gënjeshtrat e FETO-së kundër tij, partisë së tij AKP dhe Turqisë.
“Organizata vazhdon propagandën e saj të zezë si në SHBA ashtu edhe në vende të tjera të botës. E vërteta është antidoti për gënjeshtrat. Nuk ka asnjë errësirë që mund ti rezistojë dritës së realitetit”, — u shpreh Erdogan.