
Heqja e kioskave tek Parku Rinia ka qenë një nga arritjet më të vlerësuara të Edi Ramës që në ditët e para si kryebashkiak i Tiranës në vitin 2000. Por, 18 vjet më pas, pasardhësi i tij Erion Veliaj, i ka rikthyer aty në Parkun Rinia.
Siç shikohet nga pamjet, në qoshen e Parkut Rinia pranë kryqëzimit të Ministrisë së Ekonomisë, u vendos dje një kioskë që shet ushqime fastfood dhe artikuj te tjerë ushqimorë.
Bashkia Tiranë miratoi, në vitin 2016, lejen për vendosjen e rreth 100 kioskave në sheshet kryesore të Tiranës. Këto kioskat janë vendosur në trotuare në shumë pika kryesore të qytetit.