Rama dhe Veliaj e kanë vendosur ndërtimin në hyrje të Parkut të Liqenit

Rama dhe Veliaj e kanë vendosur ndërtimin në hyrje të Parkut të Liqenit

Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj duket se kanë miratuar një plan për ndërtime në territorin që sot zihet nga Garda e Republikës. Pak ditë më parë, gjatë një interviste televizive, Zoti Veliaj deklaroi se ai e ka përzgjedhur projektin për hyrjen e Parkut të Liqenit dhe se projekti përmban vetëm një godinë.

Pa dhënë sqarime për proçedurën e përzgjedhjes apo për  emrin dhe projektin e plotë të studios fituese, Zoti Veliaj u mjaftua duke thënë se “vendimi që morëm është i drejtë.”

Projekti duket se është miratuar në fshehtësi pasi nuk është bërë publik asnjë detaj dhe as kush nuk jep informacione rreth tij, përfshi elementët e ndërtesës, koston, burimin e financimit, ndërtuesin, etj.

Në pranverë të këtij viti, qeveria çeli, pa bërë asnjë njoftim publik, konkursin për hyrjen e Parkut të Liqenit. Në të paraqitën propozimet e tyre nëntë studio shqiptare dhe të huaja. Këto projekte iu nënshtruan vlerësimit nga një juri me nëntë personalitete të arkitekturës, në muajin korrik.

Por bërja publike e qëllimit të qeverisë për të ndërtuar në një nga zonat më të rëndësishme të parkut të Liqenit ngjalli revoltim të qytetarëve. Nga ky presion publik, qeveria e shtyu konkursin për në shtator. Por, në shtator asgjë nuk u bë publike.

Befas, Zoti Veliaj zbulon që qeveria ndërkohë paska vendosur, larg vemendjes së publikut, për një projekt ndërtimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>