
Kandidatja për deputete e LSI Erisa Xhixho zhvilloi të dielën një takim me qyetarët e njësisë 2 në Tiranë.
Ajo denoncoi rruga “Ali Visha” ka të njëjtën panoramë si në gjithë Tiranën, “infrastrukturë e keqe, papunësi, biznes i falimentuar, qytetarë në mjerim, të rinj që duan të largohen nga vendi”.
Xhixho theksoi se zgjedhjet e 25 prillit “do të jenë dita e ndryshimit për Shqipërinë”.
Partitë politike nisën zyrtarisht fushatën politike më 25 Mars për zgjedhjet e 25 prillit.