Ermonela Jaho: Ylli i operës rrëfen jetën për Financial Times

Ermonela Jaho: Ylli i operës rrëfen jetën për Financial Times

Këngëtarja operistike Ermonela Jaho do tё interpretojë në operën Suor Angelica të Puçinit që do të shfaqet nga 25 shkurt- 15 mars nё Teatrin Mbretёror tё Operas ne Londёr. Me këtë rast, një nga gazetat më të rëndësishme të botës ka intervistuar artisten shqiptare dhe ka botuar në numrin e djeshëm një artikull shumë vlerësues për të.

Në një rrëfim shumë të ndjerë dhe të hapur, Ermonela ka folur për jetёn e saj në Shqipëri e pastaj në Itali e SHBA, dhe për vёshtirёsitë që ajo ka ndeshur në rrugën drej suksesit e përmbushjes së pasionit të saj për muzikën.

Ermonela tregon se dashurinë për muzikёn e ka trashёguar nga e ëma, e cila edhe pse fitoi të drejtën të studionte për kanto, nuk i ndoqi studimet pasi nuk e la familja e saj. Por ajo qe me fat pasi prindërit e mbështetën në rrugën e artit.

Ermonela rrëfen për studimet e larta pёr kanto që nё moshёn 17 vjeçare në Tiranë dhe për emigrimin në vitin 1993 në Itali, ku qёndroi pёr 10 vjet. Në Romë, mes vështirësish të mëdha ekonomike, ajo kreu studimet nё Akademinë Kombёtare Santa Cecilia tё Romёs. “Shpesh nuk kisha para as pёr ushqim por nuk i tregoja askujt. Kuptova qё pёr tё realizuar ёndrrёn time qё tё kёndoja opera duhet tё sakrifikoja,” ka treguar artistja për FT.

Karriera artistike e Ermonelës ndryshoi përgjithmonë kur iu ofrua pjesa e Mimit nё një prodhim të La Boheme në Bolonjë. Pas kësaj, ajo njohu veç suksese dhe u bë një artiste e nivelit ndërkombëtar e pranishme në skenat më të mëdha të botës.

Në vitin 2003, Ermonela u martua me shokun e saj të fëmijërisë dhe u vendos nё New York ku jetonte ai. Por edhe pse jeton larg edhe pse është e ngarkuar, ajo nuk është shkëputur asnjëherë nga atdheu i saj. Në rrëfimin për FT, ajo flet për vizitat e shpeshta në Shqipëri e sidomos koncertet e bamirësisë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ermonela ka treguar se motra e saj më e madhe është me aftësi të kufizuara fizike dhe se ajo ndihet keq që nuk mundte ta ndihmonte kur ishin fëmijë.

Në një moment emocional, Ermonela ka rrëfyer pengun e madh që i ka mbetur në jetë, e ëma e saj ndërroi jetë pa e parë Ermonelën në skenë. Në koncerte karrikja ku duhej të ulej e ëma mbetej përherë bosh, ndoshta ngaqë e ëma e kishte shumë të dhimbshme për të parë të bijёn nё skenё pasi i kujtonte ëndrrën e saj tё parealizuar. “U mundova ti shkruaja dhe ta pyesja pёrse, ti tregoja qё unё e doja dhe mё mungonte shumё, por ajo ndёrroi jetё para se unё t’ja dёrgoja atё letёr,” ka treguar Ermonela për FT.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>