Ervin Mete—emërim i paligjshëm politik në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

Nga Exit News
Ervin Mete—emërim i paligjshëm politik në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

Qeveria Rama konfirmoi dy ditë më parë zgjedhjen e ish-zëvendësministrit të Financave Ervin Meta anëtar të Bordit me funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Mete ishte votuar në këtë post nga Kuvendi në shtator 2019.

Ky emërim është vazhdim i politizimit të këtij insitucioni, filluar në vitin 2017 me emërimin e parardhësit të Metes, ish-deputetit socialist Ervin Koçi, nga shumica socialiste.

Por emërimi i Metes shkon edhe më tej në shkeljen e përcaktimeve ligjore për kushtet që duhet të plotësojë drejtuesi i njërit prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit.

Ligji për AMF-në (neni 5) përcakton qartë kriteret që duhet të plotësojë çdo anëtar i Bordit të AMF-së, mes të tjerave:

— Të jetë i paangazhuar në funksione drejtuese partiake;

— Në tre vitet e fundit të mos ketë qenë ortak, aksioner, apo anëtar të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura;

— Në tre vitet e fundit të mos ketë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.

Në rastin e Metes duket se të treja këto pika janë shkelur direkt ose indirekt duke i anashkalur përmes zvarritjes së procesit.

Angazhimi politik

Ervin Mete, që prej vitit 2013, ka mbajtur pozicione të larta politike në qeveri dhe ka qenë për një kohë kryetar i Partisë G99.

Në tetor 2013, ai u emërua zëvendësministër i Financave, ndërsa në dhjetor 2014 zëvendësministër në ministrinë e Ekonomisë, ku qëndroi gati dy vjet. Në maj-tetor 2017, ai punoi si këshilltar i Kryeministrit Rama dhe më pas drejtor kabineti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 Mete ishte pjesë e listës së kandidatëve socialistë për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ku vazhdon të shërbejë që pas fitores, siç konfirmohet nga të dhënat e KQZ-së.

Angazhim në subjekt që duhet të mbikqyrë

Angazhimi i Metes në Këshilin Bashkiak Tiranë e ka vënë atë në shkelje të kriterit ligjor që të mos ketë shërbyer në një institucion që duhet të mbikqyrë. Sikurse ka argumentuar Instituti i Studimeve Politike, posti si anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë e vendos Ervin Meten në pozita joligjore dhe në konflikt interesi, pasi AMF mbikëqyr edhe institucionet që emetojnë obligacione të qeverisë vendore.

LEXO  Soreca i uron mirëseardhjen ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim

Por Mete ka patur edhe një tjetër konflikt direkt interesi i cili është shmangur në pamje përmes zvarrijtes së procedurave parlamentarwe.

Ervin Mete ka qenë pjesë e bordit mbikëqyrës të kompanisë së Sigurimeve INSIG nga viti 2013 deri në gusht 2016, si dhe kryetar i këshillit mbikqyrës të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit FAF, të dyja institucione që mbikqyren nga AMF-ja.

Për këtë arsye ai nuk mund të zgjidhej anëtar i Bordit të AMF-së para shtatorit 2019. Kandidatura e tij dhe e dy të tjerëve iu paraqit Kuvendit nga qeveria, në prill 2019. Kuvendi duhet ta kishte skualifikuar Meten menjëherë dhe të votonte një nga dy kandidaturat e tjera.

Por Kuvendi e zvarriti procesin për mbi katër muaj, duke e shtyrë votimin në axhendën e Kuvendit disa herë pa asnjë shkak. Në një rast, Kuvendi Kuvendi e shtyu datën e parashikaur për votimin për kreun e bordit të AMF-së, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, pa specifikuar arsyet. Kërkesa e tij është miratuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në një rast tjetër, në momentin e votimit, pra, më datën 18 korrik, ishte Grupi Parlamentar Demokrat, pra opozita e re, që kërkoi shtyrjen e votimit, kërkesë që u miratua me votën e gjithë Kuvendit. Sipas deklaratës së tyre, deputetët kërkues kërkonin shtyrjen e votimit pasi ata mendonin se “emrat e sjellë në Kuvend mund të kenë konflikt interesi.”

Kështu, votimi në Kuvend u shty për në 12 shtator 2019, vetëm pak ditë pasi plotësohej afati 3-vjeçar i largimit të Metes nga INSIG-u. Me votat socialiste, Kuvendi e emëroi Ervin Mete anëtar të Bordit të AMF-së me funksion Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv.

Më 19 shkurt 2020, qeveria miratoi me VKM pemërimin e Metes në postin e e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së.

Lajme te ngjashme