Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së PS në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit ‘Drejtësia që duam’. Gjithashtu Rama njoftoi se në Tiranë do të jetë kandidat prefekti Toni Gogu.
Më herët, Rama njoftoi largimin nga politika të nënkryetares së Kuvendit dhe deputetes Vasilika Hysi.