8 skuadrat e futbollit të mbetura në Euro 2021 janë Zvicra, Spanja, Italia, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Ukraina dhe Anglia. Ndeshja më e fortë do të jetë Belgjikë — Itali, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 21:00 në Mynih.
Të shtunën, do të luajë edhe Republika Çeke kundër Danimarkës. Ndërsa ndeshja e fundit e çerek finaleve do të zhvillohet mes Anglisë dhe Ukrainës.
Këtë javë u skualifikuan ekipet e rëndësishme si Franca, Portugalia, Gjermania dhe Hollanda. Orari i plotë për çerekfinalet e Euro 2021
E premte 2 Korrik:
Zvicra kundër Spanjës, ora 18:00, në Shën Petersburg.
Belgjika kundër Italisë, ora 21:00, në Mynih.
E shtunë 3 Korrik:
Republika Çeke kundër Danimarkës, ora 18:00 në Baku.
Ukraina kundër Anglisë, ora 21:00, në Romë.