Eurodeputetët do të bëjnë të premten homazhe për viktimat e Srebenicës, në 25 vjetorin e një prej masakrave më të përgjakshme të Europës që pas Luftës së Dytë Botërore.
Ata do të diskutojnë në seancën plenare për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në përgjithësi.
Më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem, u vranë në korrik 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, nga ushtria serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mladiç.
Masakra mori emrin Gjenocidi i Srebenicës pasi ndodhi në këtë rajon. Masakra është njohur nga gjykata e Hagës si gjenocid, vrasje masive e një populli.
Pak ditë më parë, edhe Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi përkujtoi gjenocidin e Srebenicës.
Në një postim në Twitter, Varhelyi shkroi:
‘Gjenocidi i Srebrenicës është ende një plagë e hapur në zemër të Evropës.
Ajo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të mos ndodhë përsëri.
Vlerat aq të shkelura në mënyrë dramatike 25 vjet më parë tani janë në thelb të angazhimit tonë në Ballkanin Perëndimor.’