Në përgjigje të publikimit të raportit të zgjedhjeve nga ministrat teknikë, eurodeputeti Knut Fleckenstein deklaroi se do të jetë raporti final i OSBE-ODHIR ai që do të ndikojë në vlerësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet:
“Raporti i ministrave teknikë nuk do të ketë domosdoshmërisht ndikim negative në integrimin e vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE-ODIHR do të vërejë të njëjtat shkelje dhe nëse po, si do të veprojë qeveria më pas.”
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse shumica absolute e Partisë Socialite në parlamentin e ri do të paraqiste rrezik për demokracinë, eurodeputeti u shpreh:
“Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt në procedurat dhe sjelljet e qeverisë. Natyrisht që ata do të informojnë publikun për gjetjet e tyre dhe qasjet alternative për drejtimin e qeverisë. Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracinë.”