Eurodeputeti Gahler: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet, qeveria të mos përgojojë BE

Nga Exit News
Eurodeputeti Gahler: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet, qeveria të mos përgojojë BE

Eurodeputeti Michael Gahler deklaroi se qeveria ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit si dhe nuk ka përmbushur disa nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Përmes një postimi në Facebook, Gahler kritikoi kryeministrin Edi Rama për qendrimin e tij ndaj ndihmës së  BE.

Gahler shprehet se qeveria nuk duhet të provokojë miqtë europianë duke mohuar kushtet apo duke bërë marrëveshje me palë të treta duke shkelur ligjin e BE.

Postimi i plotë:

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushi përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane, nuk lipset të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!
Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!
Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte
-Ligji për median nuk është përmirësuar;
-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;
-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;
-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.
Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>