Eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi sot se “zhvillimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, me abstenime, apo bojkote të partive opozitare, nuk është në të mirën e askujt në Shqipëri”.
Në një intervistë në RTSH për gazetaren Arta Tozaj, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të gjithëpranuara, Zoti Kukan deklaroi:
- Do të jetë shumë keq për vendin, pavarësisht se kush i fiton ato zgjedhje [pa opozitën], që të mbahen këto lloj zgjedhjesh, sepse do të ishte shumë shkatërruese për gjithë jetën politike në Shqipëri.
- U themi partnerëve tanë në Shqipëri se e vetmja mënyrë për të dalë politikisht tani në vend, është pjesëmarrja në zgjedhje, është marrëveshja politike e të gjithë aktorëve të rëndësishëm që ulen për t’u marrë vesh se si të organizojnë zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme.
- E vetmja pjesë këshillës sime me përulje do të ishte që të vijojnë të tentojnë për të zgjidhur gjërat politikisht, duke u takuar e duke biseduar, në kuptim të krijimit të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
- Dialogu, mendoj se është e vetmja mënyrë për të trajtuar situatën aktuale dhe duhet të ketë një dialog politik kuptimplotë nga të dyja palët.