Eurokomisioneri Varhelyi presion palëve për të përfunduar Reformën Zgjedhore

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi presion palëve për të përfunduar Reformën Zgjedhore

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi i bëri thirrje Këshillit Politik të arrijnë në një marrëveshje, në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Në një postim në Twitter, Varhelyi pohoi se Reforma Zgjedhore është thelbërsore dhe duhet përfunduar.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbej ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”

Ndaj këtij postimi ka reaguar dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili e falenderoi eurokomisionerin për angazhimin e tij për përfundimin e reformës zgjedhore. Basha pohoi se opozita është e përkushtuar në arritjen e një marrëveshje, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmbush një nga 15 kushtet e BE-së.

Varhelyi është funksionari i huaj i disatë, i cili ka bërë thirrje për arritjen e marrëveshjes midis palëve. Më herët ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca i kërkuan palëve të përfundojnë reformën në afat.

Pavarësisht presionit të madh, palët duket se ende janë larg arritjes së marrëveshjes. Deri në mbrëmjen e 31 majit, Këshilli Politik nuk gjeti dakordësinë për reformën dhe pritet të vazhdojnë bisedimet përtej afatin.

Sipas deklaratave të Bylykbashit dhe Gjiknurit, opozita ka pranuar kushtin e panegociueshëm të shumicës: depolitizimin e komisioneve të administrimit zgjedhor.

Ndërsa shumica socialiste nuk ka pranuar kushtin e panegociueshëm të opozitës:  përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik.

 

2 komente

  1. adnand 2 Qershor, 2020 në 12:55 pm

    Deri sa nderkombetaret turren sa here ne zyrat e opozites tregon se opozita nuk eshte korrekte dhe kerkon te perfitoje duke vendosur kushte te reja per ta sabotuar procesin.
    Historikisht keshtu ka ndodhur gjithmone me opoziten.
    Ajo ka qene kondrapedal ne gjithe kekesat qe Shiperia te ec perpara.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme