Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi takoi, të mërkurën, presidentin Ilir Meta për të biseduar për integrimin europian të vendit.
Në një postim në Twitter, Vahelyi tha se me presidentin Meta diskutoi për reformat që Shqipëria duhet të përmbushë për të shkuar drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ata gjithashtu biseduan për planin e BE-së për investime në Ballkanin Perëndimor.
Më herët, gjatë vizitës në Tiranë, eurokomisioneri u takua dhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin komentoi progres-raportin e Shqipërisë.
Për të lexuar më shumë për deklaratat e Varhelyit, klikoni këtu dhe këtu.