Komisioni Evropian (KE) do të paraqesë deri në fund të vitit një plan veprimi për të mbrojtur gazetarët e pavarur, njoftoi të hënën me 12 tetor zëvendës presidentja e Komisionit Věra Jourová gjatë konferencës “Liria e Medias në Bullgari”.
Buxheti për vitin tjetër do të mundësojë 61 milion euro mbështetjen e mediave të pavarura dhe gazetarëve, tha Jourová.
“Komisioni nuk mund të luftojë i vetëm për mbrojtjen e medias së pavarur, por ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Ne jemi duke financuar një numër projektesh për ata gazetarë që kërcënohen, përfshirë krijimin e strehëzave për gazetarët “
Komisioni do të fokusohet në sigurimin e pluralizmit në tregun e medias dixhitale brenda BE, si dhe në zhvillimin e mekanizmave për të mbrojtur gazetarët nga të ashtuquajturat raste SLAPP.
SLAPP është një proces gjyqësor që synon të censurojë, frikësojë dhe pushojë kritikat duke i kërcënuar ata me koston e një mbrojtje ligjore derisa ata të braktisin kritikën ose kundërshtimin.