Europa e vlerave apo…?

Nga Ilir Aliaj
Europa e vlerave apo…?

Sot është 9 maji, ndryshe njihet edhe si dita e Europës. Për ata të cilët nuk e dinë me 9 maj të 1951 ish-ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman në një deklatë për mediat hodhi për herë të parë themelet e projektit europian. Me pak fjalë, Schuman, tha se Europa e së nesërmes nuk duhet të jetë më ajo e konfliktit, gjenocidit dhe pabarazisë. Përkundrazi ai projektoj Europën e vlerave, demokracisë dhe respektimit të të Drejtave të Njeriut.

Me Europën e projektuar nga Schuman, u dashuruan me qindra mijëra njerëz jo vetëm brenda kontinentit, por edhe jashtë tij, pasi ky do të ishte një projekt që do i jepte shpresë çdo kujt. Me këtë projekt, u dashuruan edhe shumë shqiptarët si para viteve 90’ ashtu dhe mbas tyre, sepse besuan dhe vazhdojnë të besojnë në vlera, demokraci dhe respektim të të Drejtave të Njeriut.

Me keqardhje duhet thënë se në shumë raste pjesa më e madhe e jona janë treguar dhe vazhdojnë të jenë naiv në dashurinë e tyre për Europën. Kjo jo për falin e tyre, por se kjo Europë e cila është sot larg asaj që aspironte Robert Schuman dhe etërit themelues.

Në fakt të zhgënjyer me Europë e sotme janë edhe shumë qytetarë të Bashkimit Europian, sepse kjo e sotmja është larg vlerave, demokracisë dhe respektimit të të Drejtave të Njeriut.

Kjo e sotmja mbyll sytë ndaj korrupsionit që zhvillohet në brendinë e saj, sepse i pëlqen më shumë hipokrizia se e  vërteta; sepse kjo mbyll sytë përballë fakteve skandaloze të mos respetimit të të Drejtave të Njeriut; sepse ka shpikur një fjalë të shëmtuar si stabiliteti ndonëse demokracia është cenuar rëndë. E kështu me rrallë lista e gjërave që do të ishin krejt në kundërshtim me atë çfarë Robert Schuman projektoi do të zgjatej pa fund.

Megjithatë, unë vazhdoj ta dua Europën, sigurisht atë të projektuar nga Schuman, prandaj edhe uroj 9 majin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>