Europa në alarm nga koronavirusi, 17 shtete të prekura

Nga Exit News
Europa në alarm nga koronavirusi, 17 shtete të prekura

Europa duket se po pushtohet nga koronavirusi teksa çdo ditë shtete të reja konfirmojnë qytetarë të prekur nga virusi.

Danimarka dhe Rumania kanë konfirmuar sot rastet e para të të infektuarve me koronavirus, në të dy vendet ardhur nga Italia.

Në Danimarkë, burri që rezultoi pozitiv me koronavirus kishte vizituar ditët e fundit Italinë.

Në një deklaratë për median, autoritetet daneze sqaruan se burri kishte qenë për ski në veri të Italisë, bashkë me gruan dhe djalin. Këta të fundit kanë rezultuar të paprekur nga testet e deritanishme.

Autoritetet paralajmëruan qytetarët se me gjasa, në javët në vazhdim do të ketë të tjerë të prekur nga koronavirusi, por nuk duhet krijuar panik, pasi shteti ka marrë të gjithë masat e nevojshme për të përballuar sëmundjen.

Ndërsa në Rumani, pacienti zero është një 20 vjeçar që punonte në një restorant italian dhe dyshohet se është infektuar nga konktakti me turistë italianë.

Në Gjeorgji dhe Estoni po ashtu janë gjetur sot rastet e para të koronavirusit.

Në Gjeorgji, personi i prekur kishte ardhur nga Irani. Autoritetet po mbajnë nën vëzhgim 12 persona të tjerë që kanë udhëtuar bashkë më te.

Estoni, personi i prekur ishte një iranian që kishte ardhur nga Latvia, ndërkohë që në Latvi ende nuk është zbuluar ndonjë i prekur nga koronavirusi.

Në Greqi e Maqedoninë e Veriut, ku dje u zbuluan rastet e para, koronavirusi erdhi nga persona që më parë kishin qenë në Itali.

Italianët ose njerëzit që kishin vizituar kohët e fundit veriun e vendit kanë dërguar koronavirusin në 10 shtete të tjera: Spanjë, Austri, Zvicër, Kroaci, Danimarkë, Rumani, Greqi, Maqedoni e Veriut, Brazil dhe Algjeri, duke treguar se sa larg dhe shpejt mund të përhapet koronavirusi.

Deri tani vendet europiane të prekura nga koronavirusi janë:

  1. Italia me 528 të infektuar dhe 14 të vdekur;
  2. Gjermani me 26 të infektuar;
  3. Franca me 18 të infektuar dhe 2 të vdekur;
  4. Spanja me 15 të infektuar;
  5. Anglia me 15 të infektuar;
  6. Zvicra me 5 të infektuar;
  7. Kroacia me 3 të infektuar;
  8. Austria me 3 të infektuar;
  9. Greqia me 3 të infektuar;
  10. Finlanda me 2 të infektuar;
  11. Suedia me 2 të infektuar;
  12. Norvegjia me 1 të infektuar;
  13. Belgjika me 1 të infektuar;
  14. Gjeorgjia me 1 të infektuar;
  15. Danimarka me 1 të infektuar;
  16. Rumania me 1 të infektuar;
  17. Estonia me 1 të infektuar.

Ndërkohë numri total i të prekurve në këtë moment arrin 82 550 persona dhe numri total i personave që kanë humbur jetë është 2810.

Milani, Itali
Barcelonë, Spanjë
Nisë, Francë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>