Europol arrestoi 800 persona në kuadër të Operacionit Mburoja e Trojës me agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën për aktivitetet të organizuara kriminale.
Jean-Philippe Lecouffe, zëvendës drejtori ekzekutiv i Europol tha “ky operacion i zbatimit të ligjit është i jashtëzakonshëm nga rezultatet e tij globale.”
Agjencitë e përfshira “kryen një nga operacionet më të mëdha dhe më të sofistikuar të zbatimit të ligjit deri më sot në luftën kundër aktiviteteve kriminale të koduara”, shtoi ai.
Ndihmës Drejtori i Divizionit të Hetimit Penal të FBI-së Calvin Shivers gjithashtu u shpreh se “suksesi i operacionit Mburoja e Trojës është rezultat i inovacionit të jashtëzakonshëm, përkushtimit dhe bashkëpunimit të paparë ndërkombëtar”.
Ai shtoi se operacioni kapi mbi “6 tonë kokainë, pesë tonë marihuanë, dy tonë metamfetaminë dhe mbi 148 milion dollarë në monedhë”.
Rreth 16 vende u përfshinë në operacionin që drejtohej nga FBI dhe Europol së bashku me policinë Hollandeze dhe Suedeze. Gjatë 18 muajve, ata kishin qasje në më shumë se 27 milion mesazhe të dërguara përmes aplikacionit ANOM. Si rezultat i përpjekjeve bashkëpunuese, policia ishte në gjendje të bënte më shumë se 800 arrestime dhe të kërkonte 700 vendndodhje.