Europol i ka kërkuar të martën Shqipërisë të hetojë mbi falsifikimin e testeve të Coivd-19.
Në kërkesën e Europol kërkohet të hetohen grupet kriminale që po tentojnë të falsifikojnë testet e Covid-19.
Këto teste përdoren për të udhëtuar drejt vendeve që kërkojnë një testin e Covid.
Shumë vende evropiane kërkojnë një test negativ të Covid19, 72 orë para nisjes për të gjithë udhëtarët në botë.
Personat që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE por janë pozitiv me Covid, paguajnë para për të falsifikuar testet.
Sipas Europol grupe kriminale kanë nisur të falsifikojnë teste.
Policia e Bashkimit Evropian , të hënën ka lajmëruar udhëtarët të bëjnë kujdes nga mashtrimi prej bandave kriminale që shesin certifikata me rezultate fallso negativ të Covid19, për 300 euro.
Sipas Agjensisë së Lajmeve Franceze (AFP), Europoli ka kapur disa raste të certifikatave fallso në aeroportet e Britanisë, Spanjës, Hollandës dhe Francës.
Vitin e kaluar policia franceze arrestoi një zinxhir mashtruesish që shisnin certifikata fallso në dalje të aeroportit Charles de Gaulle në Paris për 150 deri në 300 euro për dokument.