Europol paralajmëron udhëtarët për testet fallso të Covid19

Nga Exit News
Europol paralajmëron udhëtarët për testet fallso të Covid19

Policia e Bashkimit Evropian (Europol), të hënën, ka lajmëruar udhëtarët të bëjnë kujdes nga mashtrimi prej bandave kriminale që shesin certifikata me rezultate fallso negativ të Covid19, për 300 euro.

Sipas Agjensisë së Lajmeve Franceze (AFP), Europoli ka kapur disa raste të certifikatave fallso në aeroportet e Britanisë, Spanjës, Hollandës dhe Francës.

Shumë vende evropiane kërkojnë një test negativ të Covid19, 72 orë para nisjes për të gjithë udhëtarët në botë.

Vitin e kaluar policia franceze arrestoi një zinxhir mashtruesish që shisnin certifikata fallso në dalje të aeroportit Charles de Gaulle në Paris për 150 deri në 300 euro për dokument.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>